Sejdini: Federatë moderne dhe progresive

20.04.2024 18:42

Është mbledhur sot Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FFM-së...

Është mbledhur sot Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FFM-së, që zhvilloi punimet në ambientet Shkup dhe e njëjta kaloi në shenjë  të shënimit të 30 vjetorit nga pranimi zyrtar  në FIFA dhe UEFA. Të pranishmive dhe delegatëve të asamblesë, iu drejtuan numri një i futbollit vendor Muhamed Sejdini si dhe përfaqësuesit e FIFA-së dhe UEFA-së, të cilët dërguan fjalë miradie për punën e deritanishme të FFM-së.
 
“Të gjithë ne kemi qenë në futboll për shumë vite dhe e kemi të qartë se vetëm rezultati mund t'i sjellë tifozët në stadium. Suksesi në fushë rrit interesin dhe rikthen reputacionin e përfaqësueses. Për këtë përgjegjës janë futbollistët dhe trajnerët dhe stafi i tyre.  Është detyra jonë t'u ofrojmë të gjitha kushtet dhe jam i sigurt se është kështu. Por na takon edhe ne të përpiqemi për rezultate të mira, veçanërisht në Ligën e Kombeve në një grup ku jemi objektivisht favorit. Jam i bindur që të njëjtën gjë mendojnë edhe seleksionuesi dhe stafi tij në përfaqësuesen A.”, tha Muhamed Sejdini, kryetar I FFM-së
 
“Mbajtja e një lidhjeje të fortë mes futbollit bazë dhe konkurrencës elitare është në qendër të strategjisë së re gjashtëvjeçare të UEFA-s, United for Success”. Me këtë strategji UEFA synon të çojë më tej rritjen e futbollit në kontinentin tonë duke siguruar diversitet dhe përfshirje në të gjitha nivelet. Jemi të bindur se prioritetet e strategjisë së re do të udhëheqin lojën tonë të bukur në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm në Evropë dhe do të ruajnë parimet e sportit dhe mundësive të barabarta në të 55 federatat anëtare të UEFA-s.FFM është një prej tyre dhe mund të them sinqerisht, një nga federatat kombëtare me zhvillim më të shpejtë. Ky vit është një vit shumë i veçantë pasi ju festoni 30 vjetorin e anëtarësimit të familjes së futbollit në FIFA dhe UEFA.”, tha Joseph Clement, përfaqësues UEFA-së.
 
Gjithsesi se pikë më interesante e rendit të ditës ishte raporti vjetor financiar për punën e një viti më parë. FFM vitin 2023 e ka mbyllur me salldo positive prej 3 milion euro, ndërsa ka shpenzuar gjithsej 16 milion euro. Po ashtu njëzëri u miratua vendimi për pezullimin dy vjeçar të LFK Strumica. (Gazetar Safet Ademi)