Maqedoni
Parashikimi i motit
21.04.2024 11:13
Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme...

Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në malet më të larta reshjet do të jenë bore. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 8°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17°C.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13°C.
