Maqedoni
MPB: Shqiptohen 114 kundërvajtje trafiku në Shkup
21.04.2024 11:20
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 kundërvajtje.
Tridhjetë e një gjoba janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, katër gjoba për tejkalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), shtatë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
