Botë

Moti i keq në Shqipëri

21.04.2024 18:08

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë pushtuar gjithë territorin e Shqipërisë....

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë pushtuar gjithë territorin e Shqipërisë, gjithashtu reshje dëbore ka kryesisht në veri. 
  
Bora ka zbardhur Shkodrën, Pukën dhe në qarkun e Dibërs të cilat kanë arritur deri në trashësinë 5 cm, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugën e Arbrit.
 
Reshje të shumta shiu pati edhe në qytetë të tjera, sicc ndodhi në Vlorë ku u bllokuan disa akse rrugore.
 
Në Durrës, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të forta u pezullua lundrimi i anijeve të tonazhit të ulët dhe peshkarexhave. Tragetet kanë mbërritur në kohë në port, si dhe qarkullimi në rrugët e qytetit është i kalueshëm lehtësisht.
 
Edhe në Lezhë reshjet e dendura të shiut sollën probleme me lundrimin detar në Shëngjin, si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.
 
Ulje e temperaturës dhe reshje të dendura shiu edhe në juglindje të vendit. Në qytetin e Korçës temperaturat kanë zbritur deri në 4 gradë celsius, ndërsa deri më tani nuk paraqitet situata problematike sa i takon qarkullimit të automjeteve, apo furnizimit me energji elektrike.
 
Sipas sinoptikanëve në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë vendin.
 
LULJETA NDOKA