WRC - Rally 2024, Sébastien Ogier triumfoi në Kroaci
21.04.2024 18:13
Ka përfunduar sot Autoreli i Kroacisë i vlefshëm për botërorin e sivjem. Pilotët elitar kishin mjaft probleme nëpër rrugët kroate dhe në fund fitues doli Ogier....

Francezi Sebastien Ogier, ka dalë fitues i përgjithshëm i edicionit të katërt të WRC Croatia Rally. Sebastien Ogier në finale dramatike të së dielës nga pozita e tretë doli në të parën dhe kështu e fitoi SRC Croatia Rally 2024. Për tetë herë kampionin e botës në WRC, kjo është fitorja e dytë e shënuar Croatia Rally, ndërsa kjo ishte një arritje jubilare, pasi për të 100-tën herë në karrieën e tij po ngjitet në piedestal.
Një dramë të vërtetë kishte Neuvill, I cili dëmtoi makinën e tij. Ai në rrugët kroate fitoi 19 pikë, aq sa edhe Elfyn Evans, por piloti belg e ruajti kryesimin e renditjes së përgjithshme ku ka 86 pikë, gjashtë më shumë se piloti nga uellsi. Në konkurencë ekipore skuderia e Toyota-s, ka 176 pikë ose 7 më shum se Hyundai. Stacioni i radhës i botërorit të auto-relit është Portugalia. (Gazetar Safet Ademi)
