Maratona e Londërs, Keniania Jepchirchir vendos rekord
21.04.2024 18:16
Kampionia olimpike Peres Jepçirçir fitoi Maratonën e Londrës, duke vendosur rekord botëror për femra. Tek mehskujt Bekela edhe një herë dështon për ta fituar maratonën e Londrës....

Kampionia aktuale olimpike në maratonë keniania Peres Jepchirchir, ka dalë fituese e edicionit të 44 të maratonës së Londrës në të cilën garuan vetëm femrat. Keniania 30-vjeçare me këtë rast vendosi rekord botëror për femra në kohën 2 orë, 16 minuta e 16 sekonda. Kështu për 45 sekonda ishte ishte më e shpejtë se koha e rekordit të cilin e mbante Tigst Assefa. Etiopiania Tigst Assefa, është pronare e kohës më të mirë në mesin e atleteve, por në garat ku marrin pjesë edhe meshkujt sot ishte e dyta me 7 sekonda kohë më të dobët se fituesja e garës. Ndryshe Assefa, Alemu nga Etiopia, si Jepkosgei nga Kenia, thyen të gjitha rekordin e femrave prej 2:17:01, të vendosur nga Mary Keitany në 2017.
Ndërsa në konkurencë të meshkujve fitues ka dalë 27 – vjeçari Mutiso Munyao. 41- vjeçari Bekele, që është tre herë fitues i medaljes së artë olimpike me pesë tituj kampion bote, sërish nuk ia doli të fitojë Maratonën e Londrës. Kenenisa Bekele, sot është renditur i dyti. (Gazetar Safet Ademi)
