Botë
Lindja e Mesme, tensionet vazhdojnë, sulme në Gaza
21.04.2024 18:28
Në Tel-Aviv, mijëra protestues vërshuan rrugët e qytetit kundër Qeverisë së kryeministit Benjamin Netanjahu...

Në Tel-Aviv, mijëra protestues vërshuan rrugët e qytetit kundër Qeverisë së kryeministit Benjamin Netanjahu. Protestusit kërkojnë marrveshje për lirimin e pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës. Nga protestat Anti-Qeveritare bëhet thirrje për zgjedhje te reja dhe kritika për trajtimin e luftës nga ana Izraelit, kundër Hamasit. Autoritetet izraelite, thonë se për momentin zgjedhjet mund të jenë të dëmshme për vendin.
“Policia në format më brutale i pengon disa njerëz që të kyçen në protestë. Kjo nuk është Qeveri legjitime dhe duhet menjëherë të mbahen zgjedhje.”, u shpreh një protestuese.
“Mendoj se Qeveria gjatë vitit të fundit na ka çuar drejt së vërtetës në nivelin më të ulët të mundëshëm.”, tha Uri Asheoj, profesor.
Bota shfaq frikë se lufta në Rripin e Gazës dhe dhuna gjithnjë e në rritje mes Izraelit dhe Iranit, mund të eskalojë në luftë botërore. Autoritetet iraniane mohojnë se kanë bërë marrveshje për avionë të ri luftarakl rus SU-35. Tensionet janë shtuar në bregdetin e pushtuar për shkak të ushtrisë izraelite. Izraeli thotë se në këto operacione ushtarake ka vrarë militantët e Hamasit, ndërsa nga pala palestineze thonë se janë vrarë civilët e pafajshëm dhe janë shënjestruar veturat e ambulancës.
“Ky nuk është shënjestrimi i parë ndaj veturës së ambulancës, ky është sulmi i pestë me armë zjarri. Njoftojmë të gjitha organizatat humanitare ndërkombetare se, në teren, nuk zbatohet ligj për mbrojtjejen e ifermierëve dhe ekipeve mjekësore.”, u shpreh një infermier.
Lideri i Hamasit, Ismail Hanie, i fton shtetet e Lindjes së Mesme dhe Evropës që ta ndalojnë ofanzivën e mundëshme tokësore në Rafah.
FARIJE DAUTI BAKIU
