NBA – “PLAY OFF”, Denver e mundi LA Lakers
21.04.2024 18:38
Kanë nisur garat e mbiluajtjes në NBA. Pas fitores së Klivlendit nga Orlandos, fitoreve në parket vendas iu gëzuan edhe Njw Jorku, Denveri si dhe Minesota...

Kampioni aktual i NBA-së, Denver Nuggets, me fitore kanë hapur garat e “play off” për titullin e kampionit. Këta në raundin e parë të mbilujatjes në konferecën e perëndimit, në terren vendas në ndeshjen e parë me rezultatin 114:103 e mundën Los Angeles Lakers. “Double-double” në këtë përballje shënuan Nikola Jokiç që kishte 32 pikë dhe 12 assitime, ndërsa Jamal Murray, kishte 22 pikë dhe 10 asistime. Më i spikatur tek skuadra udhëtuese ishte Anthony Davis, i cili me 32 pikë e 14 asistime e përfundoi takimin. Për skuadrën e Denver-it, ishte kjo ftorja e 9-të me radhë ndaj Lakersave. Skuadra Los Angeles, fitores së fundit ndaj Denverit, iu ka gëzuar para dy viteve, ndërsa në “play-off” e fundit këta u eliminuan me rezultatin 4:0 në fitore.
Basketbollistët e New York Knicks, në Madison Square Garden në ndeshjen e parë të “play-oof” për titullin e kampionit në NBA, me rezultatin 111:104 e mundën Philadelphia 76ers. Tek skuadra e Neë York, nga 22 pikë shënuan Jalen Brunson dhe Josh Hart, I cili kësaj statistike ia shtoi ehde 13 kërcime. Violina e parë e Philadelphia-s, në këtë ndeshje ishte Tyres Maxey, që shënoi 33 pikë, ndërsa Joel Embiid, shënoi 29 pikë. Ndeshja e dytë mes këtyre skuadrave në program është të hënën, ndërsa vendas do jetë New York.
Mjaft mirë “play-off”, e hapi edhe skuadra e Minnesota Timberëolves, e cila para tifozëve të vet me 120:95 e mundi Phoenix Suns. Ishte kjo fitorja e parë e Minnesota-s, ndaj Phoenix në këtë sezonë, e cila në pjesën e rregullt të kampionatin në tri ndeshje ishte më e mirë se Minnesota. (Gazetar Safet Ademi)
