Botë

Sulm ajror i Izraelit mbi Rafah, humbën jetën 24 palestinezë

22.04.2024 12:20

Në sulmin ajror të ushtrisë izraelite humbin jetën 24 palestinezë, në mesin e tyre 16 fëmijë dhe 6 gra...

Në sulmin ajror të ushtrisë izraelite humbin jetën 24 palestinezë, në mesin e tyre 16 fëmijë dhe 6 gra si pasojë e  sulmit ajror që ushtria izraelite kreu ndaj dy shtëpive në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.
 
Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë, ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.
 
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare shumë herë ka përsëritur se ka miratuar planin e tij për të sulmuar qytetin Rafah, duke  theksuar se është caktuar një datë për sulmin.
 
Gjithashtu ishte pretenduar se Izraeli ka planifikuar të ngrejë brenda dy javësh 10 mijë tenda në afërsi të Rafahut për të larguar ata që janë strehuar në rajon para pushtimit tokësor.
 
U bë e ditur se edhe 30 mijë tenda shtesë janë në fazën e blerjes dhe se këto do të vendosen më vonë në të njëjtën zonë.