Botë

Seancë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, Osmani dhe Vuçiqi përballen në OKB

22.04.2024 11:44

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot mban seancën e radhës për Kosovën...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot mban seancën e radhës për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në ShBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ku  do të përballet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
 
“Në seancën e KS të OKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit, si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
 
Po ashtu bëhet e ditur se përgjatë qëndrimit në Nju Jork, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara. Ndërsa, Vuçiqi ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht, siç shtoi ai,  "poshtërimit" që i është bërë deri më tani.