Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, dita e fundit e fushatës për presidencialet, heshtja zgjedhore do të nisë në mesnatë

22.04.2024 12:56

Sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, ndërsa kandidatët presidencialë...

Sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, ndërsa kandidatët presidencialë edhe sot po bëjnë  përpjekje për të marrë më shumë vota. Ndërkohë  heshtja zgjedhore në fuqi fillon në mesnatë.
 
Të mërkurën qytetarët do të votojnë për zgjedhjet presidenciale, ndërsa të drejtë vote kanë 1.814.317 votues. Konkurrentët edhe sot vazhdojnë me karvanët e tyre. Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, është në takime dhe tubime me qytetarët e Llozovës, Karbincit, Probishtipit dhe Shtipit.
 
Kandidati i mbështetur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, do të ketë takime me qytetarët në Demir Hisar, Resnjë dhe Manastir. Kandidatja Biljana Vankovska nga “E Majta”  do të kërkojë mbështetje në Kërçovë dhe Gostivar.
 
Kandidati për president, Stevço Jakimovski, nga GROM-i do të ketë takime me qytetarë të Gjorçe Petrovit dhe fshatit Vollkovës. Kandidati për kryetar të shtetit nga Lëvizja GROM do t'ua prezantojë programin zgjedhor banorëve të Radovishit, Vasilevës, Novosellës, Bosilevës dhe Strumicës dhe kandidatëve për president nga blloku politik shqiptar në takime dhe tubime.
 
Konkurrenti Arben Taravari nga koalicioni VLEN, në mbrëmje do të mbajë tubim në Shkup në sheshin “Skënderbeu”. Kandidati nga BDI dhe koalicioni, Bujar Osmani, vazhdon me agjendën për prezantimin e programit, ndërkohë vijojnë edhe karvanët e partive për zgjedhjet parlamentare.