Botë
Dështon votimi në veri të Kosovës, Kurti fton kryetarët të kthehen në zyrë
22.04.2024 13:14
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, reagoi pas dështimit të votimit për largimin e kryetarëve...

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, reagoi pas dështimit të votimit për largimin e kryetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti kërkoi që kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, të shkojnë për ta ushtruar detyrën e tyre.
“Ata që nuk i kanë dashur këta katër kryetarë komunash në veri, tani me keqardhje duhet t’ua urojnë atyre pozitat. E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyrat e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës.”, shkroi Kurti.
Kurti po ashtu kërkoi nga Bashkimi Evropian heqjen e masave sanksionuese ndaj Republikës së Kosovës.
