Maqedoni
Zgjedhjet 2024, Jakimovski prezanton programin në Shkup
22.04.2024 14:45
Kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski....

Kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski, thotë se ka ardhur koha që t’i jepet fund çështjes së përmbaruesve, të cilët e kanë dëmtuar kategorinë më të dobët financiare të shtetit. Ai potencoi se për një borxh prej 2.3 mijë denarësh, sipas kalkulimeve të përmbaruesve shkon deri në 15 mijë denarë ose edhe më shumë. Sipas tij, nga ligji për përmbarim janë në rrezik 83 mijë familje me të ardhura të ulëta.
“Unë si president i Republikës së Maqedonisë do të insistoj që ky ligj të respektohet fjalë për fjalë dhe të ndalet kjo sjellje e përmbaruesve, sepse në rrezik më të rëndë janë 83 mijë familje dhe të gjitha janë familje të varfra me të ardhura të ulëta. Dhe për këtë mendoj se kjo sjellje e përmbaruesve nuk duhet të vazhdojë, por në të njëjtën kohë është turp për të gjithë kandidatët për president dhe për presidentin aktual, pse nuk insistojnë që ky ligj të zbatohet fjalë për fjalë.”, - deklaroi kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski.
Kryetari i INTEGRA-s, Lupço Ristovki, foli edhe për ruajtjen e integritet dhe sovranitetin e shtetit. Banorëve të Shuto Orizares u premtuan shëndetësi dhe arsim cilësor, por edhe jetë më të mirë për të gjitha kategoritë e margjinalizuara.
“Të gjithë së bashku të bëjmë prej Maqedonisë shtet të pasur, prandaj na jepni mbështetje, votoni për numrin 3. Nuk do ta harrojmë mbështetjen. Nëse bëhemi faktor në pushtet, në çdo strategji dhe politikë do ta kemi çështjen e romëve, do ta kemi strategji për jetë cilësore të romëve dhe për të gjitha grupet tjera të margjinalizuara.”, - deklaroi kryetari i INTEGRA-s, Ljupço Ristovski.
Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” ka realizuar takime edhe me qytetarët e Kërçovës, ku e prezantuan programin për zgjedhjet parlamentare. Lideri i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibraimovski, tha se nëse qytetarët duan t’u japin fund borxheve pa fund, të rrethojnë numrin 3.
“Skllavëria nga borxhet duhet të marrë fund dhe si kandidat nga njësia zgjedhore 5 ju them të gjithë qytetarëve të Kërçovës të rrethojnë numrin 3, nëse duam të ndërpresim rrugën e bashkimit kriminal të përmbarueseve dhe oligarkëve.”, - theksoi bartësi i listës në njësinë e 5-të zgjedhore, Samka Ibraimovski.
Jakimovski së bashku me koalicionin “Guximshëm për Maqedoninë” vazhdojnë me prezantimin e programit të tyre në vendbanimet tjera në Shkup.
SANIJE DURAKU
