Ahmeti uron ortodoksët shqiptarë: Duhet guxim për t’ju kthyer rrënjëve kombëtare
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke uruar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë, shprehet i kënaqur që kjo festë na gjen me një komunitet në rritje të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni...

Në telegramin e urimit, Ahmeti përshëndet guximin dhe vendosmërinë e të gjithë atyre që po i kthehen rrënjëve kombëtare shqiptare.
“Festat fetare bashkojnë njerëzit dhe promovojnë më të mirën e njerëzimit, andaj dhe shpresoj që kjo frymë të jetë udhërrëfyes i ynë edhe në përditshmërinë tonë. Ju siguroj që jemi pranë jush me dëshirat më vëllazërore për bekim në familjet e juaja dhe uroj që kjo festë e bekuar t’ju gjejë me shëndet të plotë dhe begati në gjirin tuaj familjar”- thuhet në urimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në prag të festës së Pashkëve ortodokse.
