Maqedoni
Zgjedhjet 2024, në mesnatë do të fillojë heshtja për presidencialet
22.04.2024 15:25
Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill...

Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill. Heshtja do të fillojë në mesnatë dhe do të përfundojë të mërkurën në orën 19:00. Pavarësisht heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 majit do të vazhdojë dhe nuk do të ndërpritet, por mediat nuk do të raportojnë për të. Qytetarët do të vendosin për një nga shtatë kandidatët e paraqitur për president.
“Për zgjedhjet presidenciale në listën e zgjedhësve janë të regjistruar 1.814.317 zgjedhës. 1.713.758 zgjedhës janë të regjistruar në certifikatat e listave të zgjedhësve për të votuar në vend, ndërsa 2.569 zgjedhës do të votojnë jashtë vendit në përfaqësitë diplomatike apo zyrat konsullore.”.
Të martën do të votohet në diasporë, ku më së shumti votues të regjistruar janë në Lubjanë 332 dhe më së paku në Pekin 12 votues. Në certifikatën e posaçme nga lista zgjedhore për personat që vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim gjatë zgjedhjeve, janë regjistruar 2.147 zgjedhës. Përveç të burgosurve dhe të internuarve jashtë vendit, të martën do të votojnë edhe të sëmurët dhe të pafuqishmit. KShZ-ja duhet t'i shpallë informacionet fillestare për rezultatet zgjedhore të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale para mesnatës së 24 prillit.
FLUTURA LATIFI
