Manovrat ushtarake ruse, ShBA: Manovrat janë provokim nga ana e Moskës

10.04.2015 15:03

Ushtria ruse ka mobilizuar më shumë se 30 aeroplanë luftarakë, të cilët kryejnë fluturime në pjesën lindore të vendit, në kuadër të një stërvitjeje ushtarake...

Përveç llojeve nga më të ndryshme të këtyre objekteve ushtarake, duke përfshirë edhe artilerinë më të rëndë, në trajnimin rus marrin pjesë edhe një personel prej 500 personash.

Në muajt e fundit Rusia ka zgjeruar patrullat bombarduese nga Arktiku në Gjirin e Meksikës. Por, sipas ministrit rus të Tregtisë, kjo bëhet në kuadrin e rritjes së tregtisë dypalëshe dhe ky bashkëpunim i zgjeruar mund të përfshijë shitjen e pajisjeve ushtarake, ka thënë ai.

Por, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Ukrainës njëherazi kanë shprehur shqetësim të madh për veprimtarinë ushtarake të ndërmarrë nga Moska. Gjeneralët amerikanë e kanë konsideruar një provokim të hapur, por nëse ata i kundërpërgjigjen, bota i rrezikohet një lufte tjetër të ftohtë.