Ekonomi

Çmime të reja të karburantëve

22.04.2024 17:52

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,09 % në raport me vendimin e datës 15.4.2024.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,252 denarë për kilogram.
 
Nga data 23.4.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 87,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 90,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,554 (denarë/kilogram)