Maqedoni
Zgjehdjet 2024, VLEN mbajti tubim në Shkup
22.04.2024 22:12
Koalicioni VLEN me tubimin e sontëm në Shkup përmbyll fushatën presidencale....

Koalicioni VLEN me tubimin e sontëm në Shkup përmbyll fushatën presidencale, ku ka kërkuar mbështetje për kandidatin presidencial Arben Taravari.
“Po vijmë këtu pas shumë tubimeve dhe takimeve anembanë qyteteve dhe fshatrave të tjera të vendit, ku kemi parë dhe kemi prekur problemet e përditshme të njerëzve tanë. Varfëria dhe mungesa e punës, problemet në klinikat dhe spitalet, mungesa e investimeve dhe subvencioneve, këto janë fatkeqësisht realiteti i popullit tonë pas 22 viteve me qeveri të papërgjegjshme dhe të korruptuar.”, - deklaroi kandidati për president, Arben Taravari.
