Maqedoni

Komunikacioni në RMV, apelohet për kujdes gjatë vozitjes

23.04.2024 10:35

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje në disa vende nëpër rrugë të lagështa....

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.