24 orë shërbim shëndetësor gjatë gjithë ditëve të festave dhe fundjavës
Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë se gjatë ditëve festive dhe vikendit do të sigurohet mbrojtje e vazhdueshme shëndetësore e qytetarëve përmes kujdestarive në shtëpitë shëndetësore dhe shërbimet për ndihmë të shpejtë mjekësore, si dhe përmes kujdestarive të organizuara nga mjekët amë...

Nga Shtëpia Shëndetësore në ¬Shkup informojnë se për ditët festive është siguruar mbrojtje shëndetësore për qytetarët prej 24 orëve përmes 8 pikave kujdestarie, si në: Gjorçe Petrov, Shuto Orizarë, Çair, Idadia, Bit Pazar, Çento, Jane Sandanski dhe Draçevë, si dhe në shërbimin e ndihmës së shpejtë mjekësore, që është praktikë e rregullt e vendosur për të gjitha ditët jopune, të dielën dhe festave shtetërore. Gjithashtu, të shtunën është organizuar kujdestari e rregullt e shërbimit specialist në Poliklinikën “Bukuresht”, në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 16:00, ku do të kryhen kontrolle të caktuara përmes “Termini im”, përderisa për të premten dhe të hënën nuk ka kontrolle të caktuara.
Përndryshe, nëpër të gjitha komunat e vendit është siguruar mbrojtje shëndetësore e vazhdueshme 24 orësh gjatë dy ditëve të festës dhe fundjavës. (Gyltene Sinani, TVM2)
