Maqedoni

Heshtje para zgjedhjeve të 7-ta presidenciale, votojnë të sëmurit, të burgosurit, diaspora

23.04.2024 12:53

Heshtje, para zgjedhjeve të nesërme të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill në orën 19:00...

Heshtje, para zgjedhjeve të nesërme të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet. Këtë vit, për shkak se mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj.
 
Sot votimi për zgjedhjet presidenciale mbahen për të sëmurët, personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit. Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjat deri në orën 19:00. Votohet në 3.480 vendvotime në tërë vendin. 
 
Në diasporë më së shumti votues të regjistruar janë në Lubjanë 332 dhe më së paku në Pekin 12 votues. Në certifikatën e posaçme nga lista zgjedhore për personat që vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim gjatë zgjedhjeve janë regjistruar 2.147 zgjedhës. KShZ-ja duhet t'i shpallë informacionet fillestare për rezultatet zgjedhore të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale para mesnatës së 24 prillit.