Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, janë akredituar 942 vëzhgues vendorë dhe të huaj
23.04.2024 13:06
Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akredituar për ndjekjen...

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akredituar për ndjekjen e zgjedhjeve të nesërme presidenciale.
Siç është bërë e ditur në ueb-faqen e KShZ-së, brenda afatit janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendorë dhe 568 të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga OSBE/ODIHR – 375 vëzhgues. Ndërsa nga vendorët, numri më i madh i vëzhguesve janë nga Shoqata për zhvillim të shoqërisë – inovacione sociale “WAKE UP” – Shkup, e cila ka akredituar 182 vëzhgues. Po ashtu vëzhguesit e tyre di ti ketë edhe Shoqata qytetare CIVIL - Qendra për liri – Shkup, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive “Inkluziva” - Kumanovë, Fondacioni Romët për demokraci – Shkup, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni Ad Hok për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti nacional demokratik për Punë të Jashtme, Uashington ShBA – filali Republika e Maqedonisë së Veriut, Qendra për zhvillim të sistemeve zgjedhore, reforma dhe trajnim (qendër trajnimi) e Komisionit qendror zgjedhor të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup dhe Asociacioni evropian për dialog dhe demokraci – Bergen, Norvegji.
Zgjedhjet presidenciale po i ndjekin edhe 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve edhe media nga Kosova dhe Shqipëria.
SANIJE DURAKU
