E Premtja e Madhe e Pashkëve, festime në heshtje, lutje dhe agjërim

10.04.2015 15:14

Besimtarët ortodoksë sot festojnë të Premten e Madhe, ditën më të dhimbshme të krishterizmit, kur Jezu Krishti është dënuar dhe gozhduar në golgotë...

Në të Premten e Madhe agjërohet vetëm me bukë dhe ujë. Sipas traditës, në të Premten e Madhe ngjyrosen vezët ne ngjyrë të kuqe, e cila simbolizon gjakun e Jezusit dhe jetës së re, e cila lindte nga sakrifica e tij e vetëdijshme.

“Në këtë ditë kemi agjërimin më të rreptë për ne ortodoksët, për arsye se sot Zoti ka përjetuar vuajtjet dhe dhimbjet më të madha për ne njerëzit,m për shpëtimin tonë. E tërë kjo javë është java e vuajtjeve të Zotit Jezu Krishti”- deklaroi Blagoja Aceski nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë.

Në të Premten e Madhe nuk këndohet, nuk gëzohet, kurse nga e Etja e Madhe deri te Pashkët është java kur Jezusi është ringjallur, nuk kumbojnë kambanat e kishave dhe thirrjet për shërbesat fetare bëhen vetëm përmes fërkimit të drunjve.

E Premtja e Madhe për të krishterët është shprehje e respektimit të sakrificës së Jezusit dhe besimit që pa sakrificë dhe vdekje nuk ka ringjallje. (Florije Kamberi, TVM2)