Botë
Rusi – Ukrainë, shtatë të plagosur nga sulmet ruse në Odesa
23.04.2024 14:25
Së paku shtatë njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse...

Së paku shtatë njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë në qytetin ukrainas të portit në Detin e Zi, Odesa, mëngjesin e së martës, njoftuan zyrtarët. Zjarri i përfshiu disa ndërtesa gjatë sulmeve, sipas shefit të administratës rajonale, Oleh Kiper. Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 15 nga 16 dronët me të cilët Rusia i sulmoi rajonet Odesa, Kiev, Mikolaiv dhe Çerkasi, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram. Të gjithë dronët që e kishin shënjestër Kievin u shkatërruan, tha Serhio Popko, kryetar i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, duke shtuar se nuk ka viktima apo dëme në qytet. Alarmi ajror është shpallur pothuajse në të gjithë territorin e Ukrainës.
Sulmi vjen pas shkatërrimit të kullës televizive në Kharkiv të Ukrainës, e cila strehonte sistemet e komunikimit për mbrojtjen ajrore të ushtrisë ukrainase. Për Zelenskin, greva është "frikësim" dhe një përpjekje për të kufizuar komunikimet e qytetit. Ai përsëriti nevojën urgjente për mbrojtjen ajrore. Për Moskën, kjo nuk do të ndryshojë dinamikën e mbrojtjes ruse, por vetëm do të çojë në viktima të reja mes ukrainasve.
“Katër prioritete janë kyçe, mbrojta e hapësirës qiellore, artileri moderne e aftë për gjuajtje të largët, dhe sigurimi i pakove amerikane për mbështetje sa më shpejtë që është e mundur.”, - theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ndërkohë, të shtunën, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara e miratoi pakon e ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarësh. Kritikët thanë se vonesat në miratimin e kësaj ndihme, lejuan Rusinë që të marrë momentumin në luftime.
BELINDA KOKA ADEMI
