Zgjedhjet 2024, votojnë të burgosurit, të pafuqishmit dhe diaspora

23.04.2024 15:42

Në vendin tonë sot ka heshtje zgjedhore...

Në vendin tonë sot ka heshtje zgjedhore, ndërkaq votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe diaspora.

Në certifikatën e posaçme nga Lista zgjedhore për personat që vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim gjatë zgjedhjeve janë regjistruar 2 147 votues, ndërsa jashtë vendit në përfaqësitë diplomatike-konsullore apo diplomatike do të votojnë 2 569 votues.

Gjithsej në 14 Institucione Ndëshkuese-Përmirësuese, kjo kategori e qytetarëve do të mund ta realizojë të drejtën ligjore për votim. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi do të vazhdojë deri në orën 19:00.

Sipas KShZ-së, deri në këtë momente votimi vijon pa probleme. Edhe nga menaxhmenti i burgut të Idrizovës informojnë për rrjedhë të rregullt të votimit, ndërkaq presin deri në fund të mbylljes së votimit të regjistrohet përqindje e konsiderueshme e votuesve.

Gjatë ditës së sotme, Këshillat Zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do ta realizojnë votimin e personave të sëmurë ose të plogësht, të cilët kanë dorëzuar njoftime me dokumentacion përkatës deri te komisionet komunale zgjedhore, numri i të cilëve është 6 935 qytetarë.

Të drejtën e votës e shfrytëzojnë edhe 534 votues që janë të vendosur në 20 qendra të kujdesit jashtëfamiljar, ndërsa dy persona janë renditur si persona të zhvendosur brenda vendit.

Votuesit në zgjedhjet presidenciale do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)