Ditë jo pune gjatë zgjedhjeve, Inspektorati: Do të kontrollojmë nëse respektohet

23.04.2024 15:57

Inspektorati Shtetëror i Tregut...

Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur më 16 prill 2024, 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë ) janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Punëdhënësit nuk duhet të kryejnë veprimtari në ditët e përcaktuara, me përjashtim të atyre punëdhënësve, proceset e punës së të cilëve nuk mund të ndërpriten për shkak të natyrës së tyre”. “Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike respektohet nga punëdhënësit.”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.