Maqedoni
Dokumentet personale do të mund të merren edhe të mërkurën
23.04.2024 16:36
Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti...

Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi, të cilit i ka skaduar vlefshmëria 9-muaj para datës së zgjedhjeve.
Ndërkohë, dokumentet personale mund të tërhiqen edhe të mërkurën, më 24 prill, informojnë nga MPB-ja. Në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale që do të mbahen të mërkurën, më 24 prill 2024, Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative pranë Ministrisë së Brendshme, më datë 24.04.2024 do të punohet për lëshimin e dokumenteve personale me orar pune nga ora 08:00-19:00.
