Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, protestë më 1 maj për të drejtat e tyre

23.04.2024 16:55

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bëri thirrje organizatave sindikale që të marrin pjesë në marshin tradicional të 1 majit.

Ata kërkojnë kthimin e shpenzimeve për ushqim dhe transport në vlerë prej 20 për qind të pagës mesatare dhe rritje të pagës minimale në të paktën 450 euro, edhe atë në 100 ditët e para të qeverisjes së re, bëri të ditur kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

“Sot punëtorët në RMV po përballen me presion për ekzistencën e tyre, për shkak të rritjes së shpenzimeve të jetesës, si dhe me pagat e ulëta. Ne, punëtorët, për shkak të këtyre arsyeve, kemi vendosur më 1 maj të dalim në protestë të punës që do të fillojë në ora 11:00 para shtëpisë së punëtorëve deri te Kuvendi, Oda Ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë, ku do t’i përcjellim mesazhet që nuk jemi të kënaqur aspak.”, - deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

Nga LSM-ja thonë që duhet ngritur zëri për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, kostoja e jetesës është shumë e lartë në krahasim me pagat që janë shumë të ulëta.

“Mos e merrni këtë protestë si thirrje nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për pjesëmarrje në protestë të punëtorëve për 1 maj, por llogariteni si thirrje e të gjithë punëtorëve në Maqedoni, për shkak se të gjithë ne bashkërisht po përballemi me presione nga pagat e ulëta, me ekzistencën tonë dhe me problemet që i bëjnë lëvizjes sindikale me konfiskimin e shtëpisë së punëtorëve.”, - theksoi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

Nga LSM-ja thonë se punëtorët në Maqedoni nga janari deri në prill janë më të varfër për rreth 3.000 denarë ose 50 euro në muaj. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)