Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, koordinohen organet kompetente
23.04.2024 17:17
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në ambientet e MPB-së, drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në ambientet e MPB-së, drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë mbajtur takim koordinues me përfaqësues të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Prokurorisë Publike për monitorim të zgjedhjeve. Në takim nga Ministria e Brendshme kërkuan nga të pranishmit që të ndajnë informacione që janë me interes për realizimin e zgjedhjeve dhe mënyrën se si do të veprojnë institucionet gjatë ditës së zgjedhjeve.
Nga MPB-ja theksuan tendencën për të pasur zgjedhje gjithnjë e më paqësore nga viti në vit, me të njëjtat pritshmëri për proceset zgjedhore të këtij viti, sepse Ministria e Brendshme është e gatshme të jetë në lartësinë e detyrës për të zhvilluar më shumë zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike.
Nga ASK-ja prezantuan informacionin lidhur me veprimin operativ Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024 dhe në këtë drejtim sqaruan se Shtabi Operativ dhe të gjitha njësitë organizative kompetente kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme.
Gjithashtu nga Prokuroria Publike njoftuan për aktivitetet brenda prokurorisë, ku theksuan se kanë përforcuar kapacitetet që të mbulohet e gjithë zona e vendit dhe procesi do të ndiqet me vëmendje dhe të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet me interes për publikun dhe lidhur me zbatimin e zgjedhjeve.
GAZMEND REXHEPI
