NBA, Denveri mposhti Lakersat në sekondën e fundit
Pas një kthese të madhe dhe një koshi me shenjën e sirenës...

Pas një kthese të madhe dhe një koshi me shenjën e sirenës për mbylljen e takimit, kampionët aktual të Ligës NBA, Denver Nuggets, mposhtën Los Angeles Lakers 101-99 në parketin.
Kështu kampionët kaluan në epërsi 2-0 në serinë e fitoreve të raundit të parë në play-off-in e Konferencës Perëndimore. LA Lakers e kishin dorë fitoren dhe barazimin 1-1.
Këta avansuan pjesën më të madhetë ndeshjes dhe ksihin 20 pikë, në fiillim të pjesës së dytë, por në përfundimin dramatik mbetën duar bosh.
Në sulmin e fundit LA Lakers përmes LeBron James humbi goditjen për trepikë, ndërsa erupsioni në palestër pasoi kur në anën e kundër Murray, e shenjën e sirenës për mbyllje të takimit shënoi për fitoren e Denverit me 101-99. Dy ndeshjet e ardhshme do të luhen në Los Angeles.
New York pas një drame mundi Philadelphia
Basketbollistët e New York, pas një drame në mbyllje të ndeshjes me rezultatin 104-101, para tifozëve të tyre e mundën Philadelphia dhe avancuan me 2:0 në fitore në raundin e parë të play-off-in të Konferencës së Lindjes.
Ndeshja në New York, u hap me tre trepikësha të Maxey dhe Philadelphia avansoi në fillin të ndeshjes e deri në mbyllje të çerekut të tretë.
Një minutë para mbylljes së ndeshjes Philadelphia, kishte avantazhin 100-96 dhe nisi furtuna e vendasve. Treshen e parë e shënoi Brunson, e më pas në 13 sekonda para fundit Di Vincenzo, shënoi për avantazhin 102-101 për New York-un.
Më pas Hartenstein e bllokoi Maxey, ndërsa kur po bienta sirena për fundin e ndeshjes Embiid nuk shënoi tre pikë. Po thuajse 70 pikë për Philadelphia, shënuan Joel Embiid dhe Tyres Maxey.
Embiid shënoi 34 pikë me 6 asistime dhe 10 kërcime, kurse Maxey 35 pikë 10 asistime dhe 9 kërcime.
Cleveland po ashtu sikurse Neë York, në maksimum shfrytëzoi epërsinë e terrenit vendas dhe në ndeshjen e dytë me 96-86 e mundi Orlando.
Në dy ndeshjet e radhës nikoqir do të jenë basketbollistët e Philadelphias dhe Orlandos, ndërsa më tej kalon skuadra e cila e para do të shënojë katër fitore nga shtatë ndeshje.
Rezultatet e ndeshjeve të luajtura në natën e kaluar:
Konferenca e lindjes:
Cleveland (4) - Orlando (5) 96-86 (Cleveland avanson 2-0 në fitore)
New York (2) - Philadelphia (7) 104-101 (New York avanson 2-0 në fitore)
Konferenca e perëndimit:
Denver (2) - LA Lakers (7) 101-99 (Denver avanson 2-0 në fitore)
