"Çmimi Laureus", Bonmati dhe Xhokoviq marrin cmimin oskar për sport
Futbollistja spanjolle Aitana Bonmati dhe tenisti Novak Xhokovic...

Futbollistja spanjolle Aitana Bonmati dhe tenisti Novak Xhokovic, janë fitues të “Çmimit Laureus”, i ashtuquajtur Oskar të sportit që iu ndahet sportistit dhe sportistes për vitin 2023. Bonmati, vitin e kaluar nga FIFA u shpall futbollistja më e mirë, ndërsa ishte fituese e “Topit të artë” dhe ishte shpallur më e mira e botërorit të femrave në të cilin Spanja doli kampione.
Novak Xhokoviç, pë rtë pestën herë në karrierë e fitoi Çmimin Laureus, pasi vitin e shkuar fitoi tre nga katër Grand Slam turnetë (Australian Open, Roland Garros, US Open), ndërsa luajti në finale e katërt (Ëimbledon).
Përfaqësuesja e spanjës në futboll për femra e morri çmimim për ekipin më të mirë për vitin e kaluar.
Çmimin si “Telenti emergjent i sezonit” ose ndryshe thënë si sportisti që ka bërë ecjen më të madhe Brenda një viti e mori futbollisti i Real Madridit Jude Bellingham, ndërsa çmimi i kthimit më të madh në sport I takoi gjimnastes amerikane Simone Biles. Nominimin e sportistëve për Çmimin Laureus, e bëjnë përfaqësuesit e mediave botërore, ndërsa përzgjedhja bëhet nga 69 anëtarë e Akademisë sportive Laureus. Ky çmim për herë të parë është ndarë në vitin 2000.
Fituesit e çmimit “Laureus” për vitin 2023:
Sportiste e vitit: Aitana Bonmati
Sportist i vitit: Novak Xhokoviç
Ekipi i vitit: Përfaqësuesja e Spanjës në futboll për femra
“Talenti emergjent i sezonit”: Jude Bellingham
E kthyera e vitit në sport: Simone Biles
Sportistja më e mirë me nevoja të posaçme: Diede de Groot
Sportistja më e mirë në sporte ekstreme: Arisa Trew
Çmimi për punë humane: Rafa Nadal Foundation
