ShBA-Kubë, takim i nivelit të lartë pas më shumë se 50 vitesh
10.04.2015 11:59
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, janë takuar në Panama...

Ky është takimi i parë i një niveli kaq të lartë mes SHBA-së dhe Kubës në më shumë se gjysmë shekulli.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Një takim i ngjashëm ka qenë ai i vitit 1959, kur Fidel Castro u takua me zëvendëspresidentin amerikan të asaj kohe, Richard Nixon.
Marrëdhëniet diplomatike mes Kubës dhe SHBA-së “ngrinë” dy vite më vonë, por vitin e kaluar Barack Obama lajmëroi se mes këtyre dy vendeve shumë shpejt do të niste “një kapitull i ri” i marrëdhënieve diplomatike.
