Teknologjia, FFK i ofron ndihmë FFM-së për sistemin VAR
Krerët e FFM-së (Muhamed Sjedini) dhe FFK-ës (Agim Ademi)...

Krerët e FFM-së (Muhamed Sjedini) dhe FFK-ës (Agim Ademi), kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për të avancuar bashkëpunimin mes këtyre dy federatave.
Kjo u konfirmua së fundmi në një takim miqësor midis presidentit të FFK-së, Agim Ademi dhe presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini.
Dy presidentët diskutuan edhe për aplikimin e sistemit VAR, në garat e elitës së futbollit të Maqedonisë.
Tash e dy vjet sistemin VAR, FFK është duke e zbatuar me sukses në kampionatine tyre vendor.
Presidenti Ademi ka shprehur gatishmërinë e FFK-së për të ndihmuar FFM-në në këtë proces me ekipet e tij të VAR-it.
Temë tjetër që u trajtua në këtë takim ishte edhe çështja e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy federatave, veçanërisht në zhvillimin e grupmoshave të reja dhe në promovimin e futbollit për vajzat.
Një prej ideve të diskutuara ishte organizimi i një kompeticioni të përbashkët për ekipet U13 dhe U14, duke përfshirë 3-4 ekipe nga secili kampionat.
Sipas dy presidentëve, kjo garë do të ishte nxitje e konkurrencës së shëndetshme mes ekipeve të të rinjve dhe do të kontribuonte në rritjen e nivelit të futbollit dhe në zhvillimin e talenteve në të dyja vendet.
