Qytetarët votojnë për presidentin e shtatë të vendit
Sot në vend mbahen zgjedhjet e shtata presidenciale...

Qytetarët do të mund të votojnë për njërin nga shtatë kandidatët: Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Stevço Jakimovski nga GROM, Biljana Vankovska e mbështetur nga e Majta, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga koalicioni Vlen dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM.
Në 3.480 qendra votimi në Republikë me të drejtë vote, në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar gjithsej 1.814.317 votues. Dje në 31 vendvotime kanë votuar njerëzit tanë në diasporë, të burgosur, të sëmurë e të pafuqishëm.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00. Pas mbylljes së qendrave të votimit do të mund të votojnë vetëm personat që ndodheshin në objektin ku po votohet në atë moment.
