Bllokada greke ndaj Maqedonisë, Poposki: Athina përfiton kohë, nuk do zgjidhje

10.04.2015 15:42

Greqia tenton të fitojë kohë në bisedimet me emrin, konsideron ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki. Në intervistën për "Di Prese" të Vjenës, Poposki thotë se Qeveria greke për momentin nuk ka mundësi të shpenzojë energji në asgjë tjetër përveç për zgjidhjen e krizës ekonomike...

"Është bast shumë i rrezikshëm nëse besoni se Athina së shpejti do t'i përkushtohet zgjidhjes së kontestit me emrin. Me siguri ata do të përpiqen të fitojnë në kohë. Ata do të sigurohen se nuk ekziston proces efikas për zgjidhjen e çështjes për emrin në pajtim me moton: “Mos na pyetni nëse do ta ndërrojmë politikën tonë drejt Maqedonisë, për shkak se kemi brenga të tjera, ndërsa gjithashtu jemi të lidhur për politikën të cilën e udhëhiqte qeveria e paradokohshme”"- tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Lidhur me përmendoret në Shkup, të cilat shkaktojnë reagime negative tek fqinji jugor, Poposki thotë se paraprakisht nuk kishim përmendore të tilla, por Greqia megjithatë na bllokonte.

“Para pavarësisë së Maqedonisë, Athina zyrtare nuk merrej me çështjen për emrin, por se pastaj erdhi deri në fushatë për maqedonizim në Greqi dhe fushatave masive kundër Maqedonisë”- theksoi Poposki.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë thotë se nuk mund të bëhet krahasim mes Maqedonisë dhe Turqisë, eurointegrimet e së cilës janë bllokuar. Por, sipas Popovskit, Rusia nuk është alternativë për Maqedoninë, potencon ai, nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s, por paralajmëron në pakënaqësi rritëse mes popullatës.

I pyetur për akuzat e liderit të opozitës, Zoran Zaev, për rastin "Puç", Poposki sqaron se Zaevi tenton t'i bindë qytetarët se kryeministri qëndron pas përgjimit të paligjshëm.

“Puna e gjykatës është që të konfirmojë nëse ka dimension politik. Gjykata duhet ta verifikojë besueshmërinë e incizimeve, ndërsa pastaj edhe përmbajtjen”- theksoi Popovski.

Qeveria, shton Poposki, është e gatshme të përgjigjet për çdo sjellje të pahijshme, nëse dëshmohet, dhe të kërkojë përgjegjësi. "Zyra e prokurorit kërkoi nga Komisioni Evropian të dërgojë ekspertë për monitorimin e procedurës"- tha ai.