Maqedoni
KSHZ: Pjesëmarrja deri në orën 17 është 44,18%
24.04.2024 18:45
Konkluzioni është se votimi po zhvillohet në mënyrë paqësore. Pjesëmarrja më e madhe ishte në Novaci, ku votuan 67.19%, ndërsa më e ulëta në Pllasnicë, ku votuan 15.5%...

Pjesëmarrja në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 17:00 është 44,18 për qind, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nga 1788 vendvotime.
Konkluzioni është se votimi po zhvillohet në mënyrë paqësore. Pjesëmarrja më e madhe ishte në Novaci, ku votuan 67,19%, ndërsa më e ulëta në Pllasnicë, ku votuan 15,5% e votuesve.
Krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2019, deri në orën 17:00, pjesëmarrja është rritur me rreth 9%.
Deri më tani në KSHZ janë dorëzuar 308 kundërshtime, prej të cilave 85 janë pranuar, 27 janë refuzuar si të parregullta dhe 38 janë refuzuar. Pjesa tjetër është në proces përpunimi.
