Maqedoni

Qendrat e votimit janë mbyllur

24.04.2024 19:19

Vendvotimet u hapën në orën 07:00. Të drejtë vote kanë pasur 1.814.317 shtetas të regjistruar në listën zgjedhore...

Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të votojnë sot në zgjedhjet e shtatë presidenciale. Pas mbylljes së qendrave të votimit do të mund të votojnë vetëm personat që ndodheshin në godinën ku po votohet në atë moment.
 
Vendvotimet u hapën në orën 07:00. Të drejtë vote kanë pasur 1.814.317 shtetas të regjistruar në listën zgjedhore. Në 3480 vendvotime ata mund të votojnë për një nga shtatë kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maxim Dimitrevski.
 
Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:00 ishte 47,61 për qind dhe është më e lartë se zgjedhjet e fundit për kreun e shtetit në vitin 2019, kur gjithsej 41,67 për qind e votuesve të regjistruar dolën për të votuar deri në orën 19:00.
 
Sipas vlerësimeve fillestare të KSHZ-së, MPB-së dhe vëzhguesve, dita e zgjedhjeve ka kaluar e qetë dhe pa probleme.