Maqedoni
KSHZ: 47,61% pjesëmarrje deri në orën 18:00
24.04.2024 19:41
Deri në orën 18:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 1200 vendvotime....

Deri në orën 18:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 1200 vendvotime. Nga gjithsej 612.850 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 291.777 ose 47.61%.
Sipas të dhënave të deritanishme të pjesëmarrjes, dalja më e lartë është shënuar në Novaci me 71.07%, ndërsa më e ulët është në Shuto Orizar, 22.06%. Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha qendrat e votimit.
Deri më tani në KSHZ janë paraqitur gjithsej 345 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtave personale të votimit. Nga këto, 98 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar ushtrimi i të drejtës së votës, 36 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 46 kundërshtime janë refuzuar. Kundërshtimet e mbetura po shqyrtohen.
