Maqedoni
KSHZ: Deri në orën 18:30 pjesëmarrja 48,38%
24.04.2024 20:23
Pjesëmarrja më e madhe, si më parë, është në Novaci, 71,07%, dhe më e ulëta në Qendër Zhupë - 16,90%....

Me procesimin e 94 për qind të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:30 në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale është 48,38 për qind, sipas të dhënave të fundit të përditësuara të KSHZ-së.
Janë proceduar 3.270 vendvotime, ku janë regjistruar gjithsej 1.711.259 zgjedhës. Deri në orën 18:30, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në këto vendvotime kanë votuar 827.990 votues.
Pjesëmarrja më e madhe, si më parë, është në Novaci, 71,07%, dhe më e ulëta në Qendër Zhupë - 16,90%.
Votimi, siç njoftoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka qenë i qetë dhe pa incidente të mëdha.
