Maqedoni

Rezultatet fillestare nga KSHZ, kryesia e Siljanovska-Davkova

24.04.2024 20:55

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar shpalljen e rezultateve fillestare nga dita e sotme e zgjedhjeve....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar shpalljen e rezultateve fillestare nga dita e sotme e zgjedhjeve. Sipas 53,59% të procesuara të vendvotimeve, përkatësisht 966.001 vota, kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanovska-Davkova, prin me 37.07%, ose 171.264 vota të fituara.
 
Kandidati për president i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Stevo Pendarovski, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani, ka 18,29%, përkatësisht 84.523 vota.
 
Më pas vjen Bujar Osmani, i mbështetur nga BDI dhe Fronti Evropian, me 16.33% ose 75.438 vota, ndërsa Arben Taravari nga “Vlen” me 12,7% ose 55,758 vota.
 
Maksim Dimitrievski nga Lëvizja "E Di", sipas të dhënave të deritanishme, ka fituar 7,87% të votave ose 36.305. Biljana Vankovska-Cvetkovska e mbështetur nga "E Majta" ka 4.38% të votave, pra 20.247, ndërsa Stevço Jakimovski nga GROM ka 0.97% ose vetëm 4.479 vota.