Maqedoni

Epërsi e dyfishtë e Siljanovska-Davkova ndaj Pendarovskit pas numërimit të 70% të votave

24.04.2024 22:02

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova prin me 266.560 vota (39,52%), para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 130.153 vota (19,30%)....

Rezultatet fillestare që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në ueb faqen e vet tregojnë se nga 75,88 për qind të votave të përpunuara, gjegjësisht 2,662 nga gjithsej 3,508 vendvotime, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova prin me 266.560 vota (39,52%), para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 130.153 vota (19,30%).
 
I treti është Bujar Osmani nga BDI me 97.016 vota (14.39%), Arben Taravari nga koalicioni VLEN me 69.340 vota (10.28%), Maxim Dimitrievski nga "E Di" me 57.005 vota (8.45%), Biljana Vanftska nga "E Majta" 29.844 vota. (4,43%) dhe Stevço Jakimovski nga GROM ka 5520 vota (0,82%).