Maqedoni
Osmani shpalli fitoren: Taravari me dinjitet të pranon humbjen
24.04.2024 22:12
Kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani në paraqitjen e tij të pare deklaroi fitoren.

Kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani në paraqitjen e tij të parë deklaroi se fitorja e tij është shumë e thellë. Sipas tij epërsia ndaj kandidatit të kualicionit VLEN është diku mbi 40 mijë vota. Osmani numëroi dhe komunat në të cilat ka shënuar fitore, përfshi edhe Tetovën, Gostivarin dhe Çairin.
“Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit. Jegunovcë, Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Resnjë, Strugë, Çashkë, Zelenikovë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, Çuçer Sandevë, Veles, Kërçovë, Karposh, fitore në Gostivar, Krushëvë, Kumanovë, në Çair, Qendër, Dibër gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropian”, deklaroi Osmani.
Osmani gjithashtu tha se me kundërkanditin nga VLEN, Arben Taravari kanë pasur fushatë fer, ndaj edhe humbja duhet të pranohet.
"Dëshiroj t’i them diçka edhe Taravarit. Arben pavarësisht goditjeve të ulta, patëm një fushatë fer. Që me dinjitet të pranohet humbja dhe fitorja. Duhet ta pranojmë vullnetin e popullin dhe mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe komunitetet tjera. Ata përcaktojnë karrietën tonë politike”, deklaroi Osmani.
