Maqedoni
Kasami: Vlen fitues të votave shqiptare
24.04.2024 22:59
Bilall Kasami nga koalicioni VLEN tha se ata janë fitues të votave shqiptare e jo si BDI...

Bilall Kasami nga koalicioni VLEN tha se ata janë fitues të votave shqiptare e jo si BDI me vota të komuniteteve të tjera. Ai shtoi se VLEN në zgjedhjet e 8 majit do të fitoj dhe akuzoi BDI-në për blerje të votave.
“Fillimisht dua të falënderoj votuesit që votuan për kandidatin tonë. Fitues jemi ne nga koalicioni VLEN. VLEN fitoi votat e shqiptarëve. BDI-ja ka humbur legjitimin. Edhe ky rezultat po të përkthehet në mandat deputetësh është një diferencë e vogël. BDI-ja shkatërroi mundësinë që presidenti shqiptar të zgjedhej në këto zgjedhje. Kjo garë vlejti sot dhe do të vlej edhe më shumë më 8 maj”, shtoi Kasami.
