Maqedoni

KSHZ pas numërimit të mbi 90% të votave: Siljanovska Davkova – 39,98%, Pendarovski – 19,94%

24.04.2024 23:54

Rezultatet e publikuara nga KSHZ-ja në ueb faqen e saj tregojnë se nga 91.33 për qind e votave të përpunuara...

Rezultatet e publikuara nga KSHZ-ja në ueb faqen e saj tregojnë se nga 91.33 për qind e votave të përpunuara, gjegjësisht 3204 nga gjithsej 3508 vendvotime, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova prin me 330.270 vota (39,98%), ndërsa Stevo Pendarovski nga LSDM ka 164.697 vota (19,94%).
 
I treti është Bujar Osmani nga BDI me 112.368 vota (13.60%), Arben Taravari nga koalicioni VLEN është i katërti me 79.211 vota (09.59%), Maxim Dimitrievski nga "E Di" ka 72.933 vota (8.83%), Biljana Vankovska nga "E Majta" ka 36.614 vota (4.43%) dhe Stevço Jakimovski nga GROM ka 7.632 vota (0,92%).