Norvegjia i dhuron ushtrisë së Maqedonisë së Veriut 76 automjete
Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 veturash...

Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 veturash nga Mbretëria e Norvegjisë.
“Shtatëdhjetë e gjashtë automjete, nga të cilat tridhjetë e gjashtë janë mjete të lehta këmbësorie të tipit Mercedes Benz-290GD, Multi 2 dhe dyzet kamionë mallrash Scania-P3, janë të fundit nga projektet e shumta të bashkëpunimit të shkëlqyer të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
Në këtë ngjarje do të flasin ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski, ambasadorja e Mbretërisë së Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut, Christine Melsom dhe gjeneral brigade Andres Jernberg, komandant i logjistikës Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë.
Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit do të marrin pjesë kryesia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralë në Ushtri dhe komandantë të reparteve.
