Maqedoni

Në rrjedhë e sipër afatet për parashtresa në KShZ

25.04.2024 11:35

Çdo dorëzues i listës së kandidatëve në procedurën e votimit...

Çdo dorëzues i listës së kandidatëve në procedurën e votimit, përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve të votimit, mund të paraqesë kundërshtim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për përcaktimin e rezultateve të procedurës përmbledhëse.
 
KShZ-ja është e obliguar të vendosë në afat prej 72 orësh nga marrja e kundërshtimit. Kundër vendimit të Komisionit mund të bëhet padi në Gjykatën Administrative brenda 24 orëve dhe gjykata vendos brenda 48 orëve. Vendimi i Gjykatës  është përfundimtar.