Tulsa-ShBA, përmbyset autobusi i shkollës, 5 të lënduar
10.04.2015 16:29
Katër fëmijë dhe shoferi i autobusit janë lënduar kur automjeti u përmbys derisa kthente fëmijët në shtëpi, në Tulsa të SHBA-ve...

Autobusi u përplas me një pengesë në anë të rrugës dhe u përmbys në shpatin e kodrës. Edhe pse fillimisht mendohej se arsyeja e rrëshqitjes ka qenë koha e keqe, më pas u vërtetua se një makinë i ka dalë me shpejtësi autobusit përpara, duke detyruar shoferin e tij të ndryshojë papritmas drejtimin, më pas makina është larguar.
Në autobus gjendeshin dhjetë fëmijë dhe shoferi. Katër fëmijët e lënduar janë dërguar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetë, pasi kanë lëndime të lehta. Shoferi përfundoi me një këmbë të thyer.
