Maqedoni

Toshkovski për presidencialet: Kishim zgjedhje të sigurta, me disa shkelje

25.04.2024 12:47

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zgjedhjet presidenciale...

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zgjedhjet presidenciale i vlerësoi si të sigurta. Ai tha se kjo ishte rezultat i "bashkëpunimit të mirë midis policisë, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të gjithë palëve të tjera të interesuara që ishin të përfshirë në zbatimin e procesit zgjedhor.". Megjithatë sipas tij, gjatë ditës së zgjedhjeve, Ministria e Brendshme konstatoi disa shkelje zgjedhore. 
 
“Janë evidentuar më shumë ngjarje që kanë të bëjnë me  fotografimin e fletëvotimit, raportimet për agjitim  në vendvotime dhe parregullsi të tjera të vogla, por nuk janë regjistruar incidente më serioze, që kanë për qëllim prishjen e rregullsisë së procesit zgjedhor. Në nivel shtetëror janë evidentuar 12 raste të fotografimit të fletëvotimit, dy raste të grisjes së fletëvotimit, dy raste për marrjen e ryshfetit dhe 15 paraqitje për agjitim.”, - theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.