Maqedoni

Zgjedhjet 2024, Apasiev: Nuk dorëzohemi, edhe më të fortë me 8 maj

25.04.2024 13:54

Rezultatet e fituara në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale për kryetarin e “Të Majtës”, Dimitar Apasiev...

Rezultatet e fituara në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale për kryetarin e “Të Majtës”, Dimitar Apasiev, janë tregues se numri i votave  të “Së Majtës” shkon në rritje. Kjo thotë se ai është e rëndësishme për partinë e tij pasi janë në rrugën e drejt opozitare, por ai thotë se duhet të punojnë fort që ky numër votash të rritet më 8 maj kur qytetarët do të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në shtëpinë Ligjvënëse. 
 
“Kjo do të thotë se ka rënie te të gjitha partitë. Ndërsa te “E Majta” ka rritje. Në këto zgjedhje këtë e kishim të rëndësishme që ta realizojmë si parti. Prisnim rezultate më të mira, por ka pengesa të llojllojshme, ka klietelizëm. Me rëndësi është që prekëm në avangardën e popullit, por siç thotë Lenini, me avangardë nuk fitohet, kjo flet se deri në zgjedhjet e ardhshme ne duhet të punojmë shumë në infrastrukturë dhe bazë. Kemi hapur diku rreth 50 zyra, kështu që do të zgjerohemi dhe do të hapim zyra në çdo komunë të Maqedonisë. Ne nuk dorëzohemi, beteja jonë kryesore është më 8 maj, kjo do të thotë se pjesën e dytë të lojës do ta luajmë atë ditë. I ftojmë të gjithë simpatizantët tanë dhe të gjithë ata që tani na votuan, ta japin votën e tyre edhe më 8 maj për “Të Majtën”, sepse ky është opsioni i vetëm i drejtë për ne.”, - deklaroi kryetari i “Të Majtës”, Dimitar Apasiev. 
 
Kryetari i “Së Majtës”, Dimitar Apasiev”, ka promovuar edhe masat nga programi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në fushën e arsimit. Nga kjo parti premtojnë dhjetëfishim të buxhetit për arsimin dhe shkencën, si dhe tekste falas dhe ushqim falas për të gjithë nxënësit. Pjesë e këtij programi është edhe subvencionimi i aktiviteteve kulturore për studentët, heqja e pagesave dhe tarifave të shkollimit të fakulteteve. Digjitalizimi i teksteve të shkollave të mesme sipas parimit të “aksesit të hapur”, si dhe ulja e numrit të universiteteve shtetërore në katër universitete. Sipas partisë “E Majta”, vetëm me ndryshime rrënjësore mund të kthejmë një faqe të re për shtetin. 
 
SANIJE DURAKU