Maqedoni

Zgjedhjet 2024, VMRO-DPMNE kërkon bashkim të plotë kombëtar

25.04.2024 14:05

Secili që e nënçmon popullin dhe Maqedoninë bën gabim të madh, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski...

Secili që e nënçmon popullin dhe Maqedoninë bën gabim të madh, ndërsa është populli ai që dëshmon se Maqedoninë e kemi dhe do ta kemi edhe një kohë të gjatë, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, do të jenë gjithnjë së bashku me popullin përballë LSDM-së dhe BDI-së, që janë fajtorë për vuajtjet, varfërinë dhe krimin në vend, andaj më 8 maj është i nevojshëm rezultat bindës, fitore e qartë kundër pushtetit korruptiv dhe kriminel.Sipas tij, ky është një revolucion, që duhet ta ndryshojë pasqyrën e realitetit.Ai u bëri thirrje të gjithë maqedonasve, shqiptarëve, turqve, vllahëve, serbëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë të tjerët për një bashkim të plotë kombëtar dhe gjithështetëror kundër Qeverisë aktuale.

“Më duhet të ndaj me ju ndjenjën e shqetësimit për kushtet e këqija në Maqedoni dhe atë ndjenjë për mua dhe për të gjithë ju me mua, këtu është një përgjegjësi ndaj njerëzve. Jam i vetëdijshëm dhe është e nevojshme që të gjithë ata që janë me mua të japin rezultate të shpejta, populli ka nevojë për rezultate të shpejta dhe na pret puna, shumë punë, masa, projekte, shumë ndryshime për një jetë më të mirë.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, theksoi se duhet t’i bindim qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje në rrethin e dytë.
 
“Ju siguroj se do të mundohem se çdo ditë dhe gjithsecilit t’ia dëshmoj dhe tregoj se jam atje, jo për karrierën time politike, por për Maqedoninë, se dua të jenë krenarë me mua.”, - theksoi kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Siljanovska u shpreh se nëse merr mandatin e presidentes, do të bashkëpunojë me partinë që e ka propozuar, me Qeverinë dhe opozitën, OJQ-në, mediat, etj. 
 
FLORIJE KAMBERI